by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë për media, ka shpalosur detaje rreth incidentit që ndodhi në veri të Mitrovicës të premten më 23 maj. Hoxha ka thënë se disa media serbe kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë incident.
Drejtori i policisë sqaroi se aktiviteti për të cilin raportuan mediat serbe nuk ishte protestë, por një defilim i maturantëve, i paralajmëruar më parë në Policinë e Kosovës.
Ai tha se policia kishte qenë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
“Policia e Kosovës sqaron me përgjegjësi të plotë se aktiviteti në fjalë nuk ka qenë protestë, por defilim i maturantëve që ishte paralajmëruar paraprakisht në Policinë e Kosovës,” tha Hoxha.
Sipas tij, gjatë këtij defilimi në zonën e kafiterive disa pjesëmarrës kanë filluar të provokojnë qytetarët me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë” dhe me gjeste simbolike me tre gishta. Kjo ka nxitur reagimin e Policisë, me qëllim që të mos përshkallëzohej situata.
“Në këto rrethana, me qëllimin e vetëm që të mos përshkallëzohet situata, kanë ndërhyrë pjesëtarët e policisë që kanë qenë të caktuar për mbarëvajtjen e këtij defilimi,” u shpreh Hoxha.
Ai komentoi edhe rastin e një personi që u shfaq në media me shenja të kuqe në qafë, për të cilin u pretendua se policia përdori dhunë.
Hoxha tha se pretendimet janë të pavërteta dhe se “shenjat me ngjyrë në qafë ishin vendosur nga shokët e klasës me marker, si pjesë e traditës së festës së maturës”.
“Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat. Janë evidentuar imazhet e personit të shfaqur ku në qafë pretendohej se kinse kishte gjak, ka rezultuar se ishte ngjyrë e vendosur nga shokët e klasës. Shenjat me ngjyrë në qafë i njëjti i kishte pasur edhe para ndërhyrjes së zyrtarëve tanë policor. Po ashtu edhe në deklaratën e tij zyrtare që e ka dhënë në stacionin policor në veri, ka thënë se këto shenja janë vendosur me ngjyrë markeri si traditë që përdoret në festat e maturantëve të shkollave të mesme në veri të Mitrovicës,” deklaroi Hoxha.
Policia e Kosovës theksoi se përkundër sulmeve të vazhdueshme në komunat veriore, zyrtarët kanë vepruar me profesionalizëm për të ruajtur rendin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.
“Në lidhje me veprimet e zyrtarit tonë policor në rastin konkret, do të trajtohen me seriozitet të gjitha deklaratat dhe pamjet e siguruara nga kamerat,” përfundoi Hoxha.
Hoxha ka shtuar se vlerësimi i djeshëm i Serbisë, që ka lështuar fletarrest për policin D.B është në vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës.
Ai ka shtuar se zyrtari policor në fjalë ka pranuar kërcënime me jetë në rrjete sociale.
“Ka pranuar kërcënime në rrjetet sociale të cilat menaxhohen nga grupet e serbëve në veri duke bërë thirrje për vrasjen e tij apo siç kanë thënë ata duke e kthyer atë në një kufomë. Ai është transferuar në Mitrovicën e Jugut për të shmangur ndonjë incident të mundshëm”, ka shtuar ai.
Hoxha tha se kjo propagandë e vazhdueshme e fabrikuar dëshmon që Policia e Kosovës është bërë traget i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar.
Danimarka dhe tetë vende të tjera kritikuan ashpër Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për vendosjen e kufizimeve në deportimin e emigrantëve kriminelë të dielën. Danimarka, e cila pritet të marrë presidencën e Bashkimit Evropian në korrik, publikoi një letër ku kërkonte më shumë liri veprimi për të dëbuar emigrantët që kryejnë
Organi kryesor i të drejtave të njeriut në Evropë ka kritikuar nëntë qeveri, që kanë kërkuar një ripërcaktim të interpretimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi çështjet e migracionit. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, foli kundër “politizimit” të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi nëntë udhëheqës
Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e
Të mërkurën, më 28 maj, do të lëshohet në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar në Glloboçicë, kanë bërë të ditur për RTK-në, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve do të jetë i vendosur në objektin kufitar të Kosovës që ndodhet në Glloboçicë. Ky është vendkalimi