Gërvalla pa përgjigje, Kosova pa agjendë – ‘Nejse viti është i gjatë’!

 

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e sheh fort për ngut hyrjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, duke u arsyetuar se “viti është i gjatë”, shkruan KFVA.

Kur u pyet pse Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në muajin maj, Gërvalla indirekt ia la fajin opozitës.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Jemi në muajin maj atëherë kur Kosova do duhej të ishte në agjendën e Këshillin e Evropës dhe nuk është as në këtë administratën e re nuk po shohim pozicione te reja, nuk do të jetë Kosova as këtë vit në këshillin e Evropës, në dukje.

Gërvalla: Nejse viti është I gjatë, nuk ishte në maj të këtij viti, por viti është I gjatë

Gazetari: Por viti është I gjatë, por ju e dini që Këshilli I Evropës takohen vetëm në muajin maj

Gërvalla: Por të gjithë partnerët na kanë siguruar që në momentin e përshtatshëm ekziston mundësia për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të Këshillit të Evropës

Gazetari: Pse nuk ishim pjesë e agjendës?

Gërvalla: Ua lehtësuam shumë punën, duke mos i pasur të konstituara institucionet tona

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…