Aksident i rëndë paralizon trafikun – Ministria bën thirrje për shmangie të rrugës Veternik–Fushë-Kosovë

 

 

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas një aksidenti të ndodhur sot (e mërkurë), në të cilin është përfshirë një kamion, është krijuar bllokim i pjesshëm i trafikut në segmentin që lidh rrethrrotullimin te pompa e derivateve Shell në “Veternik” me kyçjen në rrugën Fushë Kosovë – Pejë në fshatin Bresje.

Aktualisht, në këtë aks rrugor është i hapur vetëm një shirit i komunikacionit, çka ka shkaktuar mbingarkesë të madhe të trafikut në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, sipas Ministrisë.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë që, përkohësisht, të zgjedhin rrugë alternative, derisa të bëhet rikthimi i plotë i qarkullimit në këtë segment.

“Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e gjendjes në normalitet sa më parë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Është raportuar se një kamion në daljen për Fushë-Kosovë nga “Veterniku” është aksidentuar dhe ka marrë flakë.

KOHA ka kontaktuar me Policinë, posa të ketë përgjigje artikulli do të përditësohet.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…