AKK denon gjuhën fyese të MAPL-së dhe paralajmëron humbjen e 15 milionë eurove nga BE

 

 

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke e cilësuar atë si shpifëse, denigruese dhe joetike.

AKK e konsideron këtë deklaratë një sulm institucional ndaj Drejtorit Ekzekutiv Sazan Ibrahimi dhe një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për fatin e Grantit të Performancës Komunale.

Sipas AKK-së, mosqartësimi nga ana e MAPL-së për aplikimin në fondet IPA III 2025–2027 rrezikon deri në 15 milionë euro të mbështetjes nga Bashkimi Evropian për komunat. AKK kërkon tërheqjen e gjuhës fyese nga MAPL, kërkim falje publike dhe kthim në bashkëpunim institucional, ndërsa alarmon partnerët ndërkombëtarë për ndikimet e mundshme negative në transparencën dhe llogaridhënien komunale./\

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…