Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia dhe Ukraina “do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim”

 

 

Presidenti i ShBA\së, Donald Trump, pas telefonatës dy-orëshe me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka dekalruar se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, drejt një fundi të luftës”, raporton KFVA.

“Kushtet për këtë do të negociohen mes dy palëve, ashtu siç duhet të jetë, sepse ato dinë detaje të një negociate që askush tjetër nuk do t’i dinte,” tha Trump në Truth Social, duke shtuar se “toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera.”

“Rusia dëshiron të zhvillojë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur kjo ‘gjakderdhje’ katastrofike të përfundojë, dhe unë jam dakord. Ka një mundësi të jashtëzakonshme për Rusinë që të krijojë sasi të mëdha të vendeve të punës dhe pasurie. Potenciali i saj është i pakufizuar,” vijoi Trump. Ai tha gjithashtu se Ukraina “mund të përfitojë shumë nga Tregtia.”

Trump tha se menjëherë pas përfundimit të telefonatës informoi këta liderë për përmbajtjen e saj: Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…