Zelensky i ka tri “kushte” për Perëndimin kundër Putinit

 

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën dhe rritje e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në tërë Evropën janë çështjet shumë me rëndësi që duhet të shqyrtohen.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të hënën se presidenti rus, Vladimir Putin, mezi pres që t’i shfaqë tanket në paradën ushtarake të 9 majit, kur shënohet përvjetori i fitores ndaj nazizmit, por sipas Zelenskyt, Putini “duhet të mendojë si ta përfundojë luftën e tij”.

Presidenti i Ukrainës përmendi se të hënën janë bërë 54 ditë qëkur Putin injoroi propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të plotë. Sipas tij, armëpushimi është i mundur në secilin moment, “madje që nga sot”.

“Pa rritjen e presionit, Rusia nuk do të ndërmarrë hapa të vërtetë drejt përfundimit të luftës. Sot është dita e 54-t që Rusia po injoron edhe propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë. Ne besojmë se një armëpushim është i mundur në çdo moment, madje që nga sot, dhe duhet të zgjasë të paktën 30 ditë për t’i dhënë diplomacisë një shans të vërtetë. Putini mezi pret të shfaqë tanket në paradë, por ajo për të cilën duhet të mendojë është si ta përfundojë luftën e tij. Tri gjëra janë të domosdoshme: sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën dhe një rritje domethënëse e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në të gjithë Evropën. Rusia duhet ta dijë se evropianët janë të aftë të mbrojnë veten”, ka shkruar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…