Kërkesa drejt Kushtetueses: T’i vihet kufi rikandidimit të të njëjtit emër për Kryetar Kuvendi

 

 

Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës kanë dërguar sot komentet e tyre drejt Gjykatës Kushtetuese.

KFVA ka siguruar komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me përpjekjen për zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës, për të cilën tash e më shumë se një muaj nuk ka konstituuim.

Këta deputetë propozojnë që:

I. Të shpallet kërkesa në rastin KO124/25 si e pranueshme për shqyrtim dhe vendimmarrje në themel;
II. Të anulohen si jokushtetuese të gjitha vendimet e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e rendit të ditës të datës 8 prill 2025;
III. Të rikthehet situata kushtetuese e datës 8 prill 2025 dhe të urdhërohet veprimi në përputhje me udhëzimet e Aktgjykimit KO119/14 lidhur me procedurën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas çdo zgjedhjeje të përgjithshme;
IV. Të kufizohet mundësia e propozimit të të njëjtit kandidat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës më shumë se një herë;
V. Të përcaktohet një afat kohor brenda të cilit Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë: 

 

komentet-1

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…