by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë ngritur kohët e fundit shqetësimin se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk po e respektojnë parimin “lex mitior” si një standard ndërkombëtar i së drejtës penale.
Kësisoj, Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare thotë se bazuar në parimin ‘lex mitior’, në rastin konkret duhet të zbatohet Ligji Penal i RSFJ-së i vitit 1976, si ligji më i favorshëm për të akuzuarin, për sa kohë që ai ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës dhe parashihte dënime më të ulëta dhe më të kufizuara, krahasuar me Kodet Penale të mëvonshme dhe Ligjin e Dhomave të Specializuara.
Ai thekson se çdo shmangie nga ky parim, sikurse në rastin e Salih Mustafës, është në shpërputhje me nenin 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 12 të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Në rastin e Salih Mustafës Dhomat e Specializuara janë duke e aplikuar kodin aktual penal i cili sipas mendimit tim është më i ashpër në krahasim me ligjin e RSFJ-së dhe për këtë arsye është duke u shkelur parimi (Lex Mitior), parim i cili thekson se ligji më i favorshëm me rastin e aplikimit të dënimit duhet të zbatohet nga gjykata. Pra, kjo është një shkelje e konventës së shtatë, e cila kërkon që me rastin e aplikimit të dënimit të zbatohet ligji më i favorshëm që nga kryerja e veprës penale deri më sot”, tha ai.
Ndërsa avokati, Taulant Hodaj, vlerëson se politika ndëshkimore në Dhomat e Specializuara në Hagë me dënimin minimal dhe maksimal do të sqarohet kur Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të ketë një vendim përfundimtar për rastin e Salih Mustafës.
“Tani në Kushtetuese do të zgjidhet kjo dilemë sepse është organ përfundimtar që jep interpretimin në lidhje me legjislacionin qoftë Kushtetutën, praktikën apo ligjin e aplikueshëm pranë Gjykatës Speciale. Do të jetë autoriteti përfundimtar që vendos se cili ligj apo lartësia maksimale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerizimit të zbatohet në rastet kur dënohen pranë Gjykatës Speciale. Ky rast që do të vendoset në Gjykatën Kushtetuese do të aplikohet në raste eventuale”, tha Hodaj.
Gazeta ka marrë një përgjigje edhe nga Specialja në Hagë.
“Sipas ligjit, Dhomat e Specializuara mund të shqiptojnë kundër personave të dënuar për krime lufte burgim deri në një afat maksimal të burgimit të përjetshëm. Në shqyrtimin e dënimit që do të shqiptohet, Dhomat e Specializuara e marrin parasysh shkallën e dënimit për atë krim, e përcaktuar sipas ligjit të Kosovës në kohën e kryerjes së tij si dhe ndonjë shkallëzim të mëtutjeshëm dënimi më të butë për krimin e parashikuar në ligjin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat pritet që vende-vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 16-20 gradë. “Do të fryjë erë nga drejtimi i
Qeveria e Kosovës – aktualisht në detyrë, në krye me Albin Kurtin në buxhetin e vitit 2022 për herë të parë kishin ndarë një linjë të veçantë buxhetore si përkrahje për Luginën e Preshevës. Përmes një memorandum bashkëpunimi, Qeveria e Kosovës këto mjete i bartë te Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh), institucion ky i cili përfaqëson
Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore. Sondazhe të veçanta nga Avangarde dhe CURS i dhanë Danit një fitore të
Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC, transmeto KFVA. “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli për një gungë të re në prostatë pas përkeqësimit të simptomave urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason