Berisha: Do të votoj kundër Haxhiut

 

 

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pak para seancës së 17-të konstituive, tha se nuk do të ndryshojë qëndrim, nëse s’ka ndryshim në situatën e krijuar në Kuvend.

Ai thotë se do të vazhdojë të votojë kundër Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit, transmeton KFVA.

“Nëse s’ka ndonjë ndryshim, nuk do të ndryshojë as unë, pra do të vazhdoj të votoj kundër një propozimi i cili  vjen për t’u votuar fshehur”.

“Një kryetar Kuvendi duhet të jetë kryetar i të gjithëve dhe të ketë mbështetje publike”, thotë tutje ai.

Por, Berisha deklaroi se është i gatshëm për zgjidhje, megjithëse potencoi se nuk ka marrëveshje politike për qeverisje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…