Rama: Zoti e shpëtoi Trumpin nga plumbi sepse i plotfuqishmi kishte një plan jo vetëm për Amerikën, por edhe Evropën

 

 

Kryeministri  shqiptar, Edi Rama është shprehur se se Zoti e shpëtoi Presidentin Donald Trump kur u qëllua me armë zjarri, jo vetëm se kishte një plan për SHBA-të, por sipas tij, “i plotëfuqishmi kishte një plan edhe për Evropën”.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komunitetit Politik në Tiranë, ku tha se Evropa e së nesërmes duhet të jetë e mbushur me ëndrra për të ardhmen dhe e çliruar nga mitet e së shkuarës.

Ai shtoi gjithashtu se Evropa e së nesërmes është një vizion që u takon liderëve të pranishëm në Samit që ta sjellin në jetë, e cila sipas Ramës, duhet të jetë larg armëve dhe që ngjan me imagjinatën e fëmijëve dhe etërve themelues.

“Beteja jonë nuk lidhet vetëm me atë që mund të bëjnë të tjerët, por edhe me atë që mund të bëjmë ne për veten tonë. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi, sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse gjysma tjetër është se Zoti kishte një plan edhe për Evropën.

Dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Evropa ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i yni në këtë rast, nuk është një udhëtim rrëmbimi si në pikturën e veronezes, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje.

Një kthim në shtëpi, që gëlon me ëndrra për të ardhmen, e çliruar nga mitet e së shkuarës. Padyshim e mbrojtur mirë, por që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve dhe etërve tanë themelues. Një vizion që na takon neve ta sjellim në jetë”, tha Rama, shkruan KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…