by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në mbledhjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (KPE) presidentja Vjosa Osmani iu kërkoi të pranishmëve heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës duke shtruar mes argumenteve edhe pretendimin se nuk kanë argument për ato masa të vendosura, transmeton Gazeta KFVA.
Osmani në tavolinën me liderë në fjalimin e saj që e publikuan presidenca pretendon se s’ka arsye pse ende mbeten masat ndaj Kosovës.
“Unë përfaqësoj shtetin i cili është i në këtë tavolinë që ka masa nga Bashkimi Evropian, dhe asnjëri nuk mund të tregojë të na tregojë ne arsyen se pse kjo është ende kështu”.
Ajo shtoi më tej e këshilloi liderët aty të gjejnë guximin siç u shpreh, për të vendosur për heqjen e tyre.
“Për atë arsye më lejoni edhe një herë të bëjë thirrje për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe te lidershipi evropian të marrin guximin për të marrë atë vendim për të hequr ato masa për shtetin më pro-evropian në botë”, tha Osmani.
Nga Bashkimi Evropian jo vetëm që besojnë që kanë argumente për masat ndëshkuese, por kanë tre ditë rresht që tërheqin vërejtjen që qeveria kujdestare kosovare po e përkeqëson pozicionin e saj duke i kontribuuar përshkallëzimit të tensionit në Veri edhe më tej me veprimet e fundit. Hiç më larg se pak orë pas pretendimeve të presidentes ishte komunikata nga Komisioni Evropian pikërisht për këtë çështje.
Ambasada e Francës të enjten e theksoi po ashtu se këto veprime janë sinjale negative nga Kosova për partnerët e saj.
Presidentja Osmani s’mund të ketë harruar se çfarë tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencën e përbashkët me të direkt ishte përgjigjur se heqja e masave ndëshkuese ndërlidhet me de-eskalimin në veri të vendit, ku edhe kishte theksuar se mbylljet e fundit në veri shpreson të jenë përjashtimi dhe jo rregulli.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri