E tmerrshme, 200 jetë në ajër, askush në kabinë…

 

 

Një incident i rëndë ndodhi në një fluturim të Lufthansës në shkurt kur bashkëpiloti i avionit Airbus A321 humbi ndjenjat teksa ishte vetëm në kabinën e pilotit, duke bërë që fluturimi të mbetej pa një pilot aktiv për rreth 10 minuta.

Sipas raportit përfundimtar të autoriteteve spanjolle të publikuar të enjten Airbus A321 po operonte në linjën Frankfurt-Sevilje me mbi 200 pasagjerë në bord.

Incidenti ndodhi kur avioni kishte hyrë në hapësirën ajrore spanjolle dhe ishte afërsisht 30 minuta larg destinacionit të tij. Kapiteni doli përkohësisht nga kabina e pilotit për arsye personale, pasi kishte përcaktuar se bashkëpiloti i tij ishte në gjendje të mirë.

Kur u kthye tetë minuta më vonë, e gjeti derën e kabinës të mbyllur dhe bashkëpilotin pa ndjenja. Ai u përpoq të fuste fjalëkalimin pesë herë, ndërsa një asistente fluturimi u përpoq të komunikonte nëpërmjet interfonit, por pa sukses.

Në fund, mekanizmi i aksesit emergjent u aktivizua dhe, pak para se të skadonte kohëmatësi përkatës, bashkëpiloti rifitoi pjesërisht vetëdijen dhe hapi derën.

Sipas raportit, bashkëpiloti 38-vjeçar ishte “i zbehtë, i djersitur dhe kishte lëvizje të pazakonta”.

Kryepiloti menjëherë kërkoi ndihmë, ndërsa ekuipazhi i kabinës dhe një mjek në bordin e avionit ofruan ndihmën e parë dhe kapiteni vendosi ta devijonte fluturimin për në Madrid.

Pas uljes, bashkëpiloti u dërgua në spital. Shkaku i “paaftësisë së papritur dhe të rëndë” të pilotit ishte një krizë epileptike, për shkak të një çrregullimi neurologjik, siç raportohet nga ekspertët.

Autoriteti spanjoll i Aviacionit Civil thekson në raportin e tij se gjendja në fjalë është jashtëzakonisht e vështirë për t’u diagnostikuar, përveç nëse piloti kishte shfaqur simptoma në një kontroll të mëparshëm mjekësor.

Si një masë kryesore parandaluese, studiuesit sugjerojnë që Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) të informojë linjat ajrore që të shqyrtojnë rreziqet që lindin kur vetëm një pilot mbetet në kabinën e pilotit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…