A do të ketë ulje apo ngritje të çmimit të naftës në Kosovës? – Kjo është përgjigja e kryetarit të Shoqatës së Naftarëve

Sot gjatë ditës u njoftua se në Londër është rritur çmimi i një fuçie naftë pas tensioneve tregtare mes ShBA-ve e Kinës.

A mund të ndikoj në Kosovë kjo, gazeta e kontaktoi kryetarin e Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani i cili tha se nuk mund të parashikohet çmimi në ditët në vazhdim pasi ka lëvizje të mëdha ndërkombëtare.

“Çmimet në tregun kosovar përafërsisht janë dizeli 1 euro e 10 cent deri në 1 euro e 21 cent kurse për benzinë janë 1 euro e 11 cent deri në 1 euro e 22 cent. Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me parashiku se po ka lëvizje të mëdha në berzat ndërkombëtare dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Ne po shpresojmë se trendi është në ramje dhe dëshira e Shoqatës së Naftarëve të Kosoves është të ketë rënie të çmimit të naftës që sa ma lirë të furnizohen qytetarët. Po akoma nuk ka çmim 1€. Kur do te vi ky çmim 1€ me kënaqësi do ta bëjmë këtë lajm ku unë gjithherë besoj se do te vijë ky çmim. Po shportën e qytetarit askush nuk po e përmendin se nafta eshtë ulur dhe çmimet në markete nuk janë ulur. Çdoherë përmendet nafta shtrenjtë. Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime të naftës më të lira në rajon. Sot çmimet ne Shqipëri  për dizel janë 1 euro e 79 cent kurse benzina 1 euro e 80 cent, në Serbi çmimi për dizel është 1 euro 78 cent, ndërsa benzina 1 euro e 79 cent”, tha Berjani.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…