Osmani pranon Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të mbajtur në Vjenë, Austri.

Ceremonia u organizua nga lëvizja PanEuropa.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani tha se ky çmim është një nderim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe një dëshmi e përkushtimit të vendit ndaj vlerave evropiane.

Ajo kujtoi se i njëjti çmim, dy dekada më parë, iu nda edhe Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Ky është një nderim për Republikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri,” u shpreh Osmani.

Më tej tha se “Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”

Çmimi i Evropës i ndarë nga Fondacioni “Coudenhove-Kalergi” njihet si një nga vlerësimet më prestigjioze për promovimin e bashkimit evropian dhe vlerave demokratike në kontinent./Telegrafi/

  • Shkrime të ngjashme

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…