Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar

 

 

Të dhënat paraprake nga numërimi i votave në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri tregojnë se 8 nga 10 kandidatët më të votuar në rang kombëtar vijnë nga radhët e Partisë Socialiste, ndërsa 2 janë kandidatë nga Partia Demokratike.

Më shumë vota ka marrë Sara Mile, kandidate e PS-së në Qarkun e Elbasanit, me 18,626 vota. Pas saj renditet Arkend Balla në Durrës me 18,439 vota.

Në listë janë përfshirë edhe dy kandidatë të PD-së, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, të dy në Qarkun e Tiranës.

Megjithatë, ndonëse Alimehmeti ka grumbulluar 12,685 vota, nuk rezulton mes kandidatëve fitues sipas renditjes përfundimtare të mandateve.

Lista e 10 kandidatëve më të votuar:

Sara Mile – 18,626 vota (PS, Elbasan)

Arkend Balla – 18,439 vota (PS, Durrës)

Blendi Gonxhja – 17,443 vota (PS, Tiranë)

Ceno Klosi – 16,261 vota (PS, Fier)

Ervin Hoxha – 14,421 vota (PS, Tiranë)

Erion Braçe – 13,938 vota (PS, Tiranë)

Jorida Tabaku – 13,747 vota (PD, Tiranë)

Ilir Alimehmeti – 12,685 vota (PD, Tiranë)

Agron Malaj – 12,616 vota (PS, Dibër)

Klevis Jahaj – 12,559 vota (PS, Fier)

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…