by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Politika nuk është një garë shpejtësie, ajo është një betejë e durimit, vizionit dhe forcës strategjike. Ata që e kuptojnë këtë, dominojnë; ata që dështojnë, zhduken.
Në Maqedoninë e Veriut, ky rregull po luhet me një egërsi të pamëshirshme, ku margjinalizimi i shqiptarëve nuk është më një efekt anësor, por është objektivi kryesor i kësaj qeverie.
Dështimi i VLEN-it është rezultat i një strategjie të menduar mire, një strategjie që ka për synim përçarjen dhe shkatërrimin e unitetit shqiptar, duke e kthyer atë në një faktor të parëndësishëm politik. Mickoski nuk ka luajtur këtë lojë pa ndihmësit e tij shqiptarë – VLEN-i ka shërbyer si skllav i një agjende që i ka dhënë pozitës maqedonase të gjithë pushtetin dhe shqiptarëve vetëm heshtjen dhe përbuzjen.
“Loja nuk ka mbaruar, ajo sapo ka filluar.” Ky ishte mesazhi i Izet Mexhitit, përkrah Bilal Kasamit, një deklaratë që synon të mbajë gjallë iluzionin e kontrollit në një moment kur fuqia politike e shqiptarëve po dobësohet në mënyrë sistematike. Për qindra familje shqiptare të mbetura pa punë, retorika e Mexhitit dhe Kasamit nuk kanë asnjë vlerë. Në emër të reformave institucionale, qeveria e tyre ka pastruar administratën nga shqiptarët, jo për të përmirësuar sistemin, por si një koncesion politik ndaj Mickoskit. Mexhiti-Kasami-Ibrahimi duhet t’u japin përgjigje mijëra familjeve shqiptare që janë lënë pa të ardhura, a ishte kjo një pasojë e dobësisë politike apo një zgjedhje e qëllimshme për të ruajtur pushtetin?
Nga ana tjetër, Kryeministri Hristijan Mickoski doli si një strateg i margjinalizimit dhe manipulimit i cili nuk ka nevojë për forcë të hapur, ai e ka ndërtuar strategjinë e tij mbi sabotimin e brendshëm të shqiptarëve. Ai e di se për të shkatërruar një popull, nuk mjafton ta luftosh nga jashtë, duhet ta përçash nga brenda.
Për shkatërrimin e VLEN-it Mickoski shfrytëzoi etjen për pushtet të Mexhitit, Kasamit dhe Ibrahimit, duke i vënë në një rol ku ata, në vend që të forconin shqiptarët, dobësuan veten dhe shkatërruan përfaqësimin politik. Ai nuk i largoi shqiptarët nga pushteti me forcë, por i bëri të largojnë njëri-tjetrin.
Ashtu bëri edhe me balancerin. Vuri deputetët e VLEN kundër atyre të BDI që ta arsyetojnë heqjen e këtij mekanizmi të fituar me mund e djersë në beteja të gjata politike duke kthyer sado pak dinjitetin e shqiptarëve kundrejt padrejtësive shekullore.
Pasuan shkarkimet masive nën udhëheqjen e tij, institucionet filluan të pastrohen nga shqiptarët, jo me argumente profesionale, por me mashtrime dhe premtime boshe për reforma. Shqiptarët u larguan një nga një, ndërsa vendet e tyre u mbushën me maqedonas. Ky nuk ishte një akt spontan, ishte një strategji e menduar për të ndryshuar ekuilibrin etnik të administratës.
Iluzioni i përfaqësimit duke qeverisur me mbetjet e VLEN si “përfaqësues të shqiptarëve”, Mickoski me mjeshtri ka ruajtur fasadën, por realiteti është i qartë: këta liderë të mbetur nuk përfaqësojnë as veten e tyre, e lëre më shqiptarët. Kjo është strategjia e vjetër e përfaqësimit të rremë, një teknikë që Mickoski e përdor për të bindur komunitetin ndërkombëtar se shqiptarët janë “të përfaqësuar mjaftueshëm” në Qeveri, ndërkohë që realisht ata nuk kanë asnjë fuqi vendimmarrëse.
Arben Taravari nuk është një politikan që pret të shohë se ku fryn era, ai e lexoi lojën dhe vendosi lëvizjet e tij me kujdes. Largimi i tij nga VLEN nuk ishte një akt i dobësisë, por një ndërhyrje për të shpëtuar veten dhe për të rikuperuar faktorin shqiptar nga rrënimi total.
Strategjia e tij është e qartë në një moment shumë vendimtar që të distancohet nga liderët e dështuar të VLEN-it, të cilët janë katapultuar në prehrin e Mickoskit. Të rikthehet tek bashkëpunimi politik me BDI-në, e vetmja forcë që ka ruajtur strukturën politike të shqiptarëve dhe të ekspozojë mashtrimet e qeverisë aktuale, duke treguar se premtimet për “punësime masive” janë vetëm një lojë para zgjedhjeve.
Në ndërkohë, figurantët e teatrit të Mickoskit, do kenë edhe pak kohë që ta liferojnë mashtrimin me punësimet dhe kur nga kjo s’do të dalë asgjë, loja do të ndryshojë përfundimisht. Do të luhet akti i fundit i një Iluzioni Politik, i cili do të ishte edhe përshkrimi më i saktë për rënien e VLEN-it, sepse në vend që të bëhej një koalicion i fortë i partive shqiptare, VLEN-i u kthye në një vegël politike të Qeverisë. Prandaj tani, është në grahmat e fundit, e nuk ka më ndikim politik, sepse nuk ka më mbështetjen e shqiptarëve. E vetmja gjë që ka mbetur janë llogaritë personale të liderëve të saj, të cilët po përpiqen të shpëtojnë vetveten, ndërsa shqiptarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e dështimit të tyre.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet
Inxhinierët raketorë ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj. Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh. Kompanitë ukrainase e kanë prezantuar këtë raketë që në shkurt në panairin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit. Një javë pas samitit SHBA-Rusi, Reuters ka bërë të ditur kornizat e asaj që Kremlini do
Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash dhe ura që do të ishin gati të shkatërroheshin në çdo moment në rast të një pushtimi nga njëri prej të dy vendeve. Tre shtetet baltike, së bashku me