Nga AAK thonë se nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i presidentes Osmani me partitë politike

 

 

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.

“Nuk besoj që ka me zgjidhë diçka te presidentja sepse partitë politike janë deklaru para atij takimi. Ne kemi dhënë propozime boll, por nuk janë marrë parasysh”, tha ai para seancës së Kuvendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë sot në ora 15:00 liderët e partive politike në një takim konsultativ, me synimin për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në takimin e ftuar nga Osmani pritet të marrin pjesë Albin Kurti (LVV), Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), shkruan gazeta online Reporteri.net.

Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë një takim të ndarë me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Nga Presidenca e kanë konfirmuar se të gjithë liderët kanë pranuar ftesën dhe do të marrin pjesë në takim.

Ndërkohë po sot, në ora 10:00 – Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën e nisur më 15 prill, në përpjekjen e 16-të për t’u konstituuar.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…