Starmer pritet të shpallë sot masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

 

 

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve, raporton Reuters.

Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme.

Gjithashtu, ai pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në këtë grup aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova.

Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh të migrantëve që hynin në Britani me varka të vogla, por numri ka rënë ndjeshëm që atëherë, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje për dëbim të arritur nga qeveria e mëparshme konservatore.

Sa i përket migrimit të ligjshëm — që përbën shumicën dërrmuese të hyrjeve në Britani — Starmer premtoi të hënën se do të ulë ndjeshëm numrin neto të ardhjeve, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të bëhet “një ishull i të panjohurve” nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…