Peci: Si shoqëri po i hyjmë në hak Albulena Haxhiut duke e fajësu për moskonstituimin e Kuvendit

 

 

Deputeti i VV-së, Faton Peci, ka thënë se po bëhen përpjekje të vazhdueshme nga partia e parë për ta zhbllokuar ngërçin politik.

Peci tha se  si shoqëri “po i hyjnë në hak” Albulena Haxhiut duke ia vendosur barrën e përgjegjësisë për moskonsituimin e Kuvendit.

Ne si koalicion në vazhdimësi jemi duke bë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate deh jemi duke i kry detyrimet tona ligjore dhe kushtetuese duke marrë pjesë në seancë, por jo vetëm duke marrë pjesë në seancë por edhe duke marrë pjesë në votim sipas aktvendimit të Kushtetueses të vitit 2014 . Është shumë e rëndësishme që të potencohet  meqenëse ka sot një përfolje të vazhdueshme rreth emrit, se ne ende nuk kemi ardhë deri te propozimi i emrit. Ajo që na duhet prej një numri të konsiderueshëm të seancave, përpjekja jonë është e vazhdueshme që ta kemi një proces të votimit të fshehtë, që njëkohësisht edhe kjo është e përfshirë në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Emri i Albulena Haxhiut nuk është problemi. Mendoj se jemi duke i hy në hak edhe si shoqëri duke e targetu dhe duke i vendoseë barrën e përgjegjësisë Haxhiut pse nuk kemi Kuvend të Konsistuar. E drejta, e kemi thënë që i takon VV-së për emrin që e propozon. Nuk mundet dikush nga partitë opozitare që janë humbës të mëdhenj të zgjedhjeve me ardhë dhe me ta përcaktu emrin”, tha Peci pas dështimit për herë të gjashtëmbëdhjetë të konstituimit të Kuvendit. /

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…