Pak para takimit me liderët e partive, Osmanit i shkon në zyre diplomatja amerikane

 

 

Pak para takimit me liderët e partive, Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se edhe në këtë takim u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje, shkruan KFVA

“Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Osmani do t’i pres liderët e partive shqiptare në një takim në orën 13:00, në kërkim të një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar tash e një muaj. Pastaj në orën 15:00 do t’i mbledh krerët e partive minoritare.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…