Nis takimi i Presidentes me liderët e partive

 

 

Ka nisur takimi i Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive, në kërkim të një rrugëdalje nga bllokada e krijuar tash e një muaj, shkruan KFVA.

Në takim po marrin pjesë të gjithë liderët e partive. Ftesa e Osmanit për takim konsultativ erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. E fundit ishte sot.

Pas liderëve të partive shqiptare, Osmani do të takohet më pas me ata të minoriteteve.

Nga LDK kanë deklaruar se në këtë takim do ta prezantojnë propozimin e tyre për qeveri të tranzicionit, me detaje të tjera.

Vetëvendosje e ka kundërshtuar ashpër këtë, duke thënë se partia e tretë s’mund të dalë me propozime të tilla.

Propozimi nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, erdhi pas ftesës që i bëri kreu i VV’së, Albin Kurti, për koalicion, për çka ai e refuzoi.

Ndryshe, para takimit, Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se edhe KFVA.

Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…