Nis takimi i Presidentes me liderët e partive

 

 

Ka nisur takimi i Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive, në kërkim të një rrugëdalje nga bllokada e krijuar tash e një muaj, shkruan KFVA.

Në takim po marrin pjesë të gjithë liderët e partive. Ftesa e Osmanit për takim konsultativ erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. E fundit ishte sot.

Pas liderëve të partive shqiptare, Osmani do të takohet më pas me ata të minoriteteve.

Nga LDK kanë deklaruar se në këtë takim do ta prezantojnë propozimin e tyre për qeveri të tranzicionit, me detaje të tjera.

Vetëvendosje e ka kundërshtuar ashpër këtë, duke thënë se partia e tretë s’mund të dalë me propozime të tilla.

Propozimi nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, erdhi pas ftesës që i bëri kreu i VV’së, Albin Kurti, për koalicion, për çka ai e refuzoi.

Ndryshe, para takimit, Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se edhe në këtë takim u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje

“Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…