by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online, percjell KFVA.
Si të aplikoni:
Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit.
Zgjidhni tribunën e stadiumit.
Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.
Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.
Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit.
Afatet dhe procesi i përzgjedhjes:
Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.
Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.
Blerja dhe marrja e biletave:
Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.
Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.
FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme. Çmimet e biletave variojnë nga 2 mijë lekë deri ne 50 mijë lekë në sektorin 104. (
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri