Behrami nga ShBA: Të gjithë janë pjesë e një mobilizimi për të adresuar padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

 

 

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami gjatë vizitës së tij në ShBA  ka takuar edhe shqiptaro-amerikanin, Tahir Kukaj, për të cilin tha se angazhohet për forcimin e lidhjeve në mes të komunitetit tonë dhe institucioneve amerikane, shkruan KFVA.

“Këtu, në Nju-Jork, nuk ka parti, nuk ka ndarje në ideologji, në pozitë e opozitë.

Kosova u takon të gjithëve, prandaj të gjithë janë pjesë e një mobilizimi për të adresuar padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, shkroi mes tjerash Behrami.

Postimi i plotë:

Pa shqiptaro-amerikanët, pa punën e tyre të palodhshme, pa djersën, pa sakrificën e familjeve të tyre, pa paratë që i fituan me shumë mund, Liria dhe Pavarësia e Kosovës do të mbeteshin vetëm një ide.
Padyshim që njëri nga ta është Tahir Kukaj-një patriot, dijetar që tash e shumë vjet angazhohet çdo ditë për forcimin e lidhjeve në mes të komunitetit tonë dhe institucioneve amerikane.
Kukaj mban shumë funksione të rëndësishme në New York.
Ai është këshilltar i krye-bashkiakut të Nju-Jorkut, Kapelan me rankun e Inspektorit në Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut (NYPD), Imam dhe Shef i Departamentit të Studimeve Islame në Shkollën Islame “Miraj”, si dhe Zëvendëspresident i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare.
Takimi me të ishte një nder, kënaqësi dhe shumë frymëzues.
Këtu, në Nju-Jork, nuk ka parti, nuk ka ndarje në ideologji, në pozitë e opozitë.
Kosova u takon të gjithëve, prandaj të gjithë janë pjesë e një mobilizimi për të adresuar padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.
  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…