Radoniqi takon eurodeputeten Loiseau: Rekomandimet e raportit do të trajtohen me seriozitet

 

 

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila ia dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë takimit, Radoniqi e falënderoi Loiseaun për angazhimin në përcjelljen nga afër të punës së KQZ-së dhe të gjithë procesit zgjedhor.

“Gjatë takimit, Radoniqi theksoi se për KQZ-në vëzhguesit e zgjedhjeve kanë një rol të pazëvendësueshem në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe besueshmërisë së qytetarëve”.

“Ndërkaq, duke folur në veçanti për Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Radoniqi theksoi rëndësinë e madhe që kanë për shtetin e Kosovës vlerësimet pozitive për organizimin e zgjedhjeve dhe përmbushjen e standardeve demokratike, të cilat vijnë nga një mision evropian”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se Radoniqi e siguroi eurodeputeten Loiseau se KQZ-ja do ta trajtojë me seriozitet raportin dhe rekomandimet e paraqitura në të.

“Në fjalën e saj, znj. Loiseau u fokusua në rekomandimet kryesore të cilat janë dhënë nga misioni evropian për përmirësimin e disa aspekteve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”.

“Po ashtu, shefja e MVZ-së, falënderoi KQZ-në dhe institucionet tjera për hapësirën dhe bashkëpunimit gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…