Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

 

 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar përbërjen e delegacionit që do të udhëtojë në Stamboll për bisedimet me Ukrainën, ka njoftuar shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Delegacioni do të kryesohet nga  Vladimir Medinsky, ndihmës i liderit rus. Në bisedime do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i punëve të Jashtme, Mikhail Galuzin, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gor Kostyukov, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Alexander Fomin.

Përveç kësaj, Putin ka miratuar edhe një ekip ekspertësh për bisedimet me Ukrainën. Ndër ta janë zyrtari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Aleksandar Zorin, përfaqësuesja e administratës së Putinit, Elena Podobreevskaja, drejtori i Departamentit për vendet e CIS në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Alexey Poliščuk dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Volodymyr Shevcov.

Trump i pasigurt nëse Putin do të marrë pjesë në bisedimet me Ukrainën në Stamboll

Lexo po ashtuTrump i pasigurt nëse Putin do të marrë pjesë në bisedimet me Ukrainën në Stamboll

Nuk ka shenja nëse vetë diktatori rus do të marrë pjesë në bisedime, shkruan themoscowtimes.

Kujtojmë se, në fjalimin e tij të mbrëmjes më 14 maj, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se po pret informacione për përbërjen e delegacionit rus në bisedimet në Turqi, në mënyrë që të përcaktohen hapat e mëtejshëm të Ukrainës.

Më herët ai e kishte theksuar disa herë se do të priste personalisht kreun e Federatës Ruse. Megjithatë, Kremlini e mbajti të fshehtë përbërjen e delegacionit rus për tre ditë.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…