Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

 

 

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, premtoi të mërkurën, gjatë fjalës së tij para Bundestagut, se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” përballë kërcënimeve të një Rusie armiqësore dhe luftës në Ukrainë.

Merz u shpreh se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtetet më të populluara dhe ekonomikisht më të fuqishme të Evropës, duke theksuar se miqtë dhe partnerët e Gjermanisë presin një veprim të tillë nga ky vend.

“Ata e kërkojnë këtë gjithashtu në praktikë”, shtoi ai, shkruan washingtonpost.

"Ora po troket" për Rusinë: Gjermania vjen me ultimatum për Putinin

Lexo po ashtu“Ora po troket” për Rusinë: Gjermania vjen me ultimatum për Putinin

Në fjalimin e parë në parlament pas formimit të qeverisë së tij javën e kaluar, Merz u angazhua të shfrytëzojë çdo mundësi financiare për të forcuar ushtrinë e vendit.

Ai theksoi se qëllimi është që Gjermania dhe Evropa të jenë aq të forta sa të mos kenë më nevojë të përdorin armët e tyre, dhe për ta arritur këtë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kishte kërkuar Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen, duke ngritur pyetje mbi angazhimin e SHBA-së në aleancën ushtarake transatlantike. 

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…