Zjarri në zemër të Prishtinës – Mbi 20 gëzhoja dhe dy vetura të shpuara nga plumbat!

 

 

Gazeta raportoi ekskluzivisht se një gjuajtje me armë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Siç raportoi Gazeta, mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.

Sipas burimeve të sigurta brenda Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë.

Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMW, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti.

Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar provat. Pronarët e veturave të dëmtuara pritet të paraqiten për të dhënë deklaratat lidhur me dëmet materiale.

Rasti është cilësuar nga autoritetet si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetim intensiv nga ana e Policisë së Kosovës.

KFVA do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen nga institucionet kompetente.

 

VIDEO

 

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…