Para xhamisë “Bedri Kamberi” vendoset pankarta me ajetin kuranor, i cili ishte vendosur edhe në kampusin e Harvardit

 

 

Në oborrin e xhamisë “Bedri Kamberi” është vendosur një pankartë, ku është shkruar një ajet kuranor. Bëhet fjalë për ajetin kuranor i cili vite më parë ishte vendosur edhe në Fakultetin Juridik të Harvardit, një nga institucione më prestigjioze të arsimit të lartë në botë.

Kështu ka njoftuar imami i xhamisë “Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi, transmeton KFVA.

Ai ka shpërndarë edhe ajetin kuranor.

“O BESIMTARË! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër vetes tuaj, prindërve apo të afërmve tuaj. Qoftë i pasur apo i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata Vlerësuesi më i drejtë. Mos ndiqni pra dëshirat tuaja e t’i shmangeni drejtësisë! Nëse e shtrembëroni dëshminë ose shmangeni prej saj, dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që veproni!”./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…