Kuvendi i “1001 Dështimeve”: Seanca e 15-të kthehet në serial pa fund…

 

 

As sot, për të 15-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit.

Kësisoj, vendi vazhdon të jetë në një ngërç politik si asnjëherë më parë, transmeton KFVA.

Vetëvendosje insiston që të ketë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera politike nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi siç thonë ata, kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit – ndryshimi i mënyrës së votimit – pas atij të hapur.

Ndër të tjera, ata kërkojnë që për pozitën e kryetarit të Kuvendit, të propozohet një person që është unifikues, e sipas tyre, Albulena Haxhiu nuk është një prej tyre.

Ndërkohë, dje AAK ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për çështjen e votimit të fshehtë në Kuvend. Atë e nënshkruan deputetët e PDK, LDK dhe AAK.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…