by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Politika është arti i pushtetit, bindjes dhe qeverisjes—një forcë dinamike që formëson shoqëritë dhe ndikon në rrjedhën e historisë. Qoftë në manovrat diplomatike, betejat ideologjike apo kompleksitetin e qeverisjes, diskursi politik kërkon analizë të mprehtë dhe një kuptim të thellë të forcave që veprojnë.
Në Maqedoninë e Veriut, balancat politike po dridhen dhe ky proces ka arsye të forta. Largimi i Arben Taravarit nga qeveria e Mickoskit dhe nga VLEN-i ka sjellë pasojat e pritura: ata që më parë pretendonin forcë, tani po ndiejnë dobësinë dhe margjinalizimin. Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi nuk e fshehin frikën e tyre, pasi Taravari ka zgjedhur të distancohet nga një qeveri që po dëmton shqiptarët dhe të pozicionohet pranë BDI-së, forcës më të madhe politike shqiptare.
Në këtë ndryshim të balancës, një pyetje qëndron mbi Mickoskin dhe vasalët e tij politikë: Deri kur në emër të shqiptarëve do ti jepet legjitimitet kësaj Qeverie që po e kthen vendin pas?
Aleanca për Shqiptarët, sipas sondazheve, përfaqëson mbi 50% të elektoratit të VLEN-it. Vendimi i Arben Taravarit dhe partisë së tij për t’u larguar nga pushteti nuk është vetëm një akt politik, është një hap patriotik dhe i domosdoshëm ndaj politikave antishqiptare të Mickoskit. Kryeministri ka treguar që interesat e shqiptarëve janë dytësore për të, duke bërë marrëveshje të fshehta me LSDM-në për të ruajtur dominimin mbi institucionet. E duke mos bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Në këtë panoramë, Taravari kuptoi se vazhdimi në Qeveri do të ishte një iluzion i bashkëpunimit, duke i lënë shqiptarët në një pozitë të margjinalizuar. Me largimin e tij, ai jo vetëm që sfidoi këtë iluzion, por edhe vendosi një raport të ri politik, duke u radhitur pranë BDI-së, e cila ka mbështetjen më të madhe shqiptare.
Ata që pretendojnë se e sollën ndryshimin në Maqedoninë e Veriut—Mexhiti, Kasami dhe Ibrahimi—janë pikërisht ata që po e ndihmojnë Mickoskin të margjinalizojë shqiptarët. Le të kujtojmë shkurt se kush janë në të vërtetë:
Izet Mexhiti u amnistua plotësisht nga skandalet e “bombave” të Zaevit, ndërsa në komunën e Çairit ndërtesat pa kriter rriteshin si kërpudha. Një rastësi që pikërisht në atë vit LSDM fitoi zgjedhjet në Çair? BDI e lexoi mirë veprimin e tij, andaj edhe e tërhoqi në heshtje. Por kur Izetit iu prishën llogaritë vendosi të nxiste përçarjen brenda BDI-së në llogari të urdhëruesve të Bihaçkës.
Bilal Kasami ishte politikani i pari shqiptar që hyri në koalicion me LSDM pa kushte, duke dobësuar fuqinë politike të shqiptarëve në mënyrën më të rëndë në histori. Akuzat për skandalet e tij vazhdojnë, përfshirë shitjen e Kombinatit të Duhanit për vetëm 1 euro për metër katror në Tetovë.
Zeqirija Ibrahimi recitoi “Himnin e Flamurit Shqiptar”, duke shqiptuar vargjet “Prej luftës largohet veç ai që është i lindur tradhtar”, për ironi, menjëherë pas kësaj ai u largua nga Parlamenti, duke lënë deputetët shqiptarë të rriheshin brutalisht nga huliganët e partisë së Mickoskit.
Dhe sot, këta pseudo-liderë vazhdojnë të mbajnë bajrakun e ndryshimit, një ndryshim që shkel shqiptarët, minon marrëveshjen e Ohrit, dhe i kthen shqiptarët në qiraxhinj të shtëpive të tyre. Mickoski po margjinalizon shqiptarët, jo sepse është i fortë, por sepse mbështetet te vasalët e tij politikë shqiptarë, të cilët për interesa personale janë të gatshëm në çfarë do lloj pazari. Pa kriter.
Si një politikan me përvojë dhe vizion, Taravari diti të lexojë situatën. Ai e kuptoi që faktori shqiptar po dobësohej në Qeveri dhe zgjodhi të dalë nga kjo lojë e manipulimeve, përpara se të bëhej një vegël e sistemit të Mickoskit.
Aleanca e tij me BDI-në është jo vetëm një lëvizje strategjike, por edhe një pozicion i drejtë politik për mbrojtjen e interesave shqiptare. BDI qartësisht ka treguar se nuk do të lejojë përjashtimin sistematik të shqiptarëve dhe se do të kundërshtojë çdo vendim që dobëson përfaqësimin shqiptar.
Në këtë aspekt, degradimi i strukturave të sigurisë dhe përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat kyçe është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Shtyllat e stabilitetit etnik po çmontohen, duke rikthyer mosbesimin dhe ndjenjën e përjashtimit te shqiptarët.
BDI ka bërë apel urgjent për ndërhyrje ndërkombëtare, duke paralajmëruar se sektori i sigurisë nuk duhet të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik. Ky nuk është thjesht një problem administrativ, është një çështje stabiliteti, besimi dhe e ardhmes së shtetit të përbashkët.
Taravari tani ka hapësirën për të ndërtuar një politikë më të fuqishme opozitare. Ai nuk doli nga Qeveria si një politikan i mundur, ai doli si një strateg që e lexoi lojën politike dhe refuzoi të bëhej pjesë e saj. Ai e kuptoi rënien e ndikimit të faktorit shqiptar dhe zgjodhi të distancohej përpara se të shndërrohej në një dekor të pushtetit.
Por ky nuk është vetëm vendimi i një njeriu. Ky është momenti i shqiptarëve për të vendosur drejtimin e ardhshëm të politikës së tyre. Nëse shqiptarët lejojnë që të përfaqësohen nga individë pa legjitimitet, të zgjedhur në mënyrë të pakuptimtë nga një Qeveri që ka dëshmuar se nuk ka për qëllim barazinë e tyre, atëherë historia do të përsëritet.
Riformulimi i një strategjie dhe organizimi në ndërtimin e një blloku politik të fuqishëm bashkë me BDI-në, do të ishte kundërpërgjigja ndaj Mickoskit dhe vasalët e tij të cilët nuk do të kenë më mundësinë për të luajtur me fatin e shqiptarëve. Historia e Maqedonisë së Veriut nuk do të shkruhet nga ata që i nënçmojnë shqiptarët, por ajo do të shkruhet nga ata që refuzojnë të nënshtrohen. Taravari e bëri zgjedhjen e tij. Tani e kanë radhën të zgjedhin edhe shqiptarët?
Analizë ekskluzive nga eksperti i politikës në Maqedoninë e Veriut, I. Boletini, për “Kosovo Free Voice Agency” – gazeta që nuk hesht përballë së vërtetës.
Kandidatja për kryetare bashkie në qytetin Texistepec të Meksikës, Yesenia Lara Gutierrez, u qëllua për vdekje të dielën mbrëma gjatë një tubimi ceremonial parazgjedhor. Sulmi, që ndodhi në sy të publikut, shkaktoi edhe vdekjen e tre personave të tjerë, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, shkruan KFVA. Ngjarja tragjike u filmua në
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mandatin e katër të fituar në zgjedhjet e 11 majit. Zelensky ka thënë se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve. “Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin
Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024, është emëruar së fundmi në një nga postet më të rëndësishme ligjore në ShBA. Administrata e presidentit Donald Trump e ka emëruar Kehoe si Prokuror të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk i ka votat për të formuar një qeveri. “Ne e dimë se nuk i kemi votat për qeverinë. Zonja Rexhepi ka deklaruar se nuk voton një qeveri tjetër, po ashtu edhe Elbert Krasniqi disa herë”, ka theksuar Bajrami. Ajo ka shtuar se ka