by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kandidatja për kryetare bashkie në qytetin Texistepec të Meksikës, Yesenia Lara Gutierrez, u qëllua për vdekje të dielën mbrëma gjatë një tubimi ceremonial parazgjedhor. Sulmi, që ndodhi në sy të publikut, shkaktoi edhe vdekjen e tre personave të tjerë, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, shkruan KFVA.
Ngjarja tragjike u filmua në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku Gutierrez shfaqej duke përshëndetur mbështetësit e saj, para se të dëgjoheshin rreth 20 të shtëna me armë zjarri.
Videoja, që dokumentoi momentet e kaosit dhe panikut, vazhdoi të ishte e disponueshme në faqen e saj të Facebook edhe pas ngjarjes.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, konfirmoi sulmin në një konferencë për shtyp të hënën, duke deklaruar se motivet e këtij akti të dhunshëm ende nuk janë të qarta.
Ajo theksoi se qeveria federale është duke bashkëpunuar me autoritetet në shtetin e Veracruzit dhe ka ofruar mbështetje të menjëhershme për hetimet.
“Jemi duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, sidomos me sekretarin e Sigurisë, dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të plotë gjatë kësaj periudhe zgjedhore,” deklaroi Sheinbaum, duke përmendur gjithashtu zgjedhjet e ardhshme të 1 qershorit në Veracruz dhe Durango.
Yesenia Lara Gutierrez ishte anëtare e partisë në pushtet Morena dhe një nga katër viktimat e këtij sulmi të përgjakshëm. Tre persona të tjerë u plagosën dhe janë në kujdes mjekësor, ndërsa hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.
Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i përkasë Rusisë. “Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi
Shqipëria po përballet me zjarre të cilat janë riaktivizuar gjatë natës e orëve të para të mëngjesit. 57 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, 29 prej të cilave ende aktive. 137 persona janë identifikuar nga policia si autorë të zjarrvënieve nga muaji qershor e deri më sot. 46 prej këtyre
Sytë e botës janë përqendruar në shtetin amerikan të Alaskës, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin përgatiten të udhëtojnë atje për samitin e tyre historik që do të zhvillohet nesër, shkruan BBC. Udhëheqësit globalë të enjten vazhduan të negociojnë, diskutojnë dhe të mbajnë qëndrime përpara takimit. Më parë, Kryeministri
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se në 12 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri. Prej tyre, 9 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 52 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Zjarrfikësit,