by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk i ka votat për të formuar një qeveri.
“Ne e dimë se nuk i kemi votat për qeverinë. Zonja Rexhepi ka deklaruar se nuk voton një qeveri tjetër, po ashtu edhe Elbert Krasniqi disa herë”, ka theksuar Bajrami.
Ajo ka shtuar se ka edhe deputetë brenda grupit të LDK-së që kanë shprehur hapur se nuk mbështesin formimin e një qeverie të opozitës.
“Ne kemi deputet në grupin që kanë deklaruar se nuk i kemi votat. Po, kemi [deputet që nuk e votojnë një qeveri të opozitës], po e saktë…Pjesa dërrmuese e tyre na thonë që nuk duan të na shohin në një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.
Ajo ka akuzuar Qeverinë Kurti në detyrë për mungesë të plotë bashkëpunimi me opozitën gjatë mandatit katërvjeçar, duke thënë se nuk është pranuar asnjë propozim nga partitë opozitare.
Bajrami ka theksuar se deklaratat e Kurtit vetëm e kanë thelluar hendekun mes LDK-së dhe LVV-së.
“Kurti nuk ka lënë hapësirë për një shteg të bashkëpunimit me asnjë parti politike. Për herë të parë në histori të Kuvendit, ka shkuar komplet mandati pa e marrë Qeveria e Kosovës as edhe një propozim nga opozita”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se vetëm një amendament i LDK-së ka kaluar gjatë katër viteve.
Kandidatja për kryetare bashkie në qytetin Texistepec të Meksikës, Yesenia Lara Gutierrez, u qëllua për vdekje të dielën mbrëma gjatë një tubimi ceremonial parazgjedhor. Sulmi, që ndodhi në sy të publikut, shkaktoi edhe vdekjen e tre personave të tjerë, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, shkruan KFVA. Ngjarja tragjike u filmua në
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mandatin e katër të fituar në zgjedhjet e 11 majit. Zelensky ka thënë se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve. “Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin
Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024, është emëruar së fundmi në një nga postet më të rëndësishme ligjore në ShBA. Administrata e presidentit Donald Trump e ka emëruar Kehoe si Prokuror të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbledh të enjten liderët e partive, në kërkim të një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit. Ky process ka ngecur tash e një muaj. VV ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera. Seanca e radhës do të vazhdojë po të