A do të ribashkohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka?

 

 

Xherdan Shaqiri e ka hapur derën. Por shtrohet pyetja se kush tjetër do të rikthehet te Baseli?

A do të ribashkohen Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në Basel?

Këto pyetje e bën gazeta zvicerane “Luzerner Zeitung” të martën.

Gazeta e njohur zvicerane ka bërë një analizë se në çfarë rrethanash mund të bëhen bashkë Sommer, Shaqiri dhe Xhaka si dhe disa lojtarë tjerë që në të kaluarën kanë luajtur për Baselin.

“Ata luajtën së bashku për vite me radhë në ekipin kombëtar të Zvicrës. Bashkë ishin edhe te Baseli”, shkruan gazeta zvicerane.

Xhaka 32-vjeçar luajti nga viti 2009 deri në vitin 2012 për Baselin.

Sommer 36-vjeçar luajti nga dy periudha te Baseli. Fillimisht nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe 2010 deri në vitin 2014.

Xhaka më herët ka shprehur dëshirën në një të ardhme të kthehet te Baseli. Por aktualisht Galatasaray synon transferimin e mesfushorit të Leverkusenit.

Sommer është portier i parë i Interit.

Kthimi i Shaqirit te Baseli ishte i qëlluar. Ai udhëhoqi Baselin drejt titullit të 21-të në histori të klubit. Ndikimi i Shaqirit në suksesin e Baselit ishte i madh. Ai mund të ketë ndikim edhe në kthimin e shumë yjeve tjerë të futbollit, që në të kaluarën kanë luajtur për Baselin dhe skuadrat tjera zvicerane.

Shaqiri për Baselin kishte luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2012. U rikthye në gusht të vitit të kaluar./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…