by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Edhe pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se nesër do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00.
Kësisoj, deputetët do ta bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituim. Por, njohësit e kushtetutshmërisë po konsiderojnë se përplasjet politike dhe përpjekjet për konstituim kanë sjellë diskutime të shumta juridike, sidomos rreth nenit 113 të Kushtetutës dhe veprimeve të fundit në seancat parlamentare.
Neni 113 i Kushtetutës së Kosovës u jep të drejtë së paku dhjetë deputetëve që brenda 8 ditëve pas marrjes së një vendimi në Kuvend, qoftë ligj, akt tjetër juridik apo procedurë, ta dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Kësaj gjykate sot i ka shkuar një kërkesë e tillë, ajo për votimin e fshehtë për kryeparlamentar duke qenë në procedurë të votimit.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se sipas interpretimeve të mëhershme të vetë gjykatës, termi “vendim” nuk nënkupton vetëm një akt të shkruar apo të miratuar formalisht, por edhe çdo veprim i Kuvendit që prodhon pasoja juridike.
“Gjykata Kushtetuese ka afat prej 60 ditësh për të vendosur nëse kërkesa është e pranueshme dhe e bazuar, e nëse ka pasur shkelje të Kushtetutës ose jo,” thotë Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI.
Ndërkaq, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se pa një vendim të miratuar nga Kuvendi, nuk mund të flitet për shkelje formale të Kushtetutës dhe rrjedhimisht, nuk ka asnjë dëm të parashikueshëm që do të justifikonte ndërhyrje të menjëhershme nga gjykata.
“Vendimi për një komision ad-hoc nuk është miratuar ende, prandaj nuk ka bazë për ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese me masë të përkohshme,” tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IDK.
Nga ana tjetër, analistët politikë vlerësojnë se zhbllokimi i Kuvendit nuk mund të arrihet vetëm me interpretime juridike, por përmes vullnetit të partive politike për kompromis dhe marrëveshje.
“Kuvendi nuk mund të zhbllokohet pa një vullnet politik të qartë. Fituesi i zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë, por partitë e tjera kanë të drejtën të votojnë sipas bindjes së tyre,” tha Dorajet Imeri, analist.
“Zgjidhja është politike. Por, duket se nuk ka gatishmëri për kompromis nga ish-partia në pushtet. Kjo mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja,” thotë Blerim Canaj, analist politik.
Njohësit e çështjeve kushtetuese dhe politike theksojnë se Kuvendi shpesh përfundon në një situatë bllokade ku zgjidhjet politike mungojnë, duke e lënë Gjykatën Kushtetuese si instancën e fundit për interpretim dhe dalje nga kriza.
Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes Shqipëri-Serbi. Shqipëria pati një shansë të mirë për të kaluar në epërsi me anë të penalltisë, por ishte Manaj ai që humbi këtë rast.
Zyra e Presidencës, vitin e shkuar ka keqmenaxhuar me burime njerëzore dhe me kontrata në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit. Në raportin për pasqyrat financiare të Presidencës për vitin 2024, thuhet se ky institucion i tejkaloi afatet ligjore për 15 pozita me ushtrues detyre. Si gjetje tjetër është pasqyruar
Trupi Gjykues në gjykimin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, e ka caktuar 12 qershorin si afat të fundit kur ekipet mbrojtëse mund ta dorëzojnë mocionin e përbashkët për rrëzimin e aktakuzës. Më tej ka marrë vendim që Prokurorisë së Specializuar t’i shkurtohet afati për ta kundërshtuar kërkesën e mbrojtësve Misetiq,
Ish-kapiteni i Kombëtares Kuqezi, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh motivues futbollistëve shqiptarë para ndeshjes së sotme me Serbinë. Në Instagram, ai shkroi: “Çuna, lufta ka mbaru, Kosova është e jona përgjithmonë. Tani luani futboll”. E mediat serbe janë çuar peshë nga kjo deklaratë, duke e konsideruar “provokim”. “Pa provokime s’munden as pas