Raportohet se BE do të sjellë ekspertë për testim të Urës së Ibrit

 

 

Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Lajmin për këtë zhvillim interesant ia ka konfirmuar një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku kah mesi i majit.

Ata pritet të kryejnë inspektime për të parë nëse ura është mjaftueshëm stabile, në çdo aspekt, përfshirë përballjen me ujëra të shtuara e të rrëmbyera.

Po ashtu, ekspertët do të testojnë edhe strukturat përreth urës.

Ky inspektim jo domosdoshmërisht nënkupton që ura mund të hapet edhe për kalim të automjeteve.

Burimi i ka thënë Klan Kosovës, se është mirë që qytetarët ta kuptojnë, kur t’i shohin ekspertët te ura, ndoshta edhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë, se ata vetëm janë duke testuar urën.

Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.

Ato u kryen në kohën kur ishin shtuar pretendimet për një hapje të mundshme të urës, edhe për automjete.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap.

Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim më makina që nga lufta e këndej.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…