Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Tashmë qe katërmbëdhjetë seanca konstitutive kanë dështuar me Lëvizjen Vetëvendosjen e cila spo e ka shumicën të thjeshtë parlamentare ose marrëveshje politike për të kaluar përzgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, raporton KFVA.

Kjo bëri që ambasadorët e QUINT-it të trokasin sot në derën e Kryeministrisë ku po vazhdon të qëndrojë Albin Kurti.

Megjithatë, pas këtij takimi, dy palët dolën me deklarata të ndryshme.

Për Kurtin, tema kryesore e diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa për disa nga përfaqësuesit e QUINT-it, ishte krijimi i institucioneve të reja në Kosovë.

“Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret ligjore dhe institucionale për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, siç është vlerësuar edhe nga Asambleja Parlamentare dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërsa, Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, tha se inkurajuan formim të shpejt të institucioneve.

“Sot pasdite u takova me Kryeministrin në detyrë [Albin] Kurti së bashku me ambasadorët e tjerë të Quint-it. Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur, për të vepruar në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje thelbësore, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe përparimi drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Hargreaves.

Ndërkohë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili nuk ishte i pranishëm në takim, tha se zëvendësi i tij, theksoi se “Kosovës i duhet një qeveri stabile, e aftë për të marrë vendime”.

“Shumë detyra të rëndësishme, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare, janë në pritje dhe nevojitet përparim në çështje thelbësore”, shkori Rohde në rrjete sociale.

Ndryshe, nesër vazhdon tentimi i pesëmbëdhjetë, pa ndryshuar asgjë, për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Partitë politike ish-opozitare kanë kërkuar ndërrimin e saj si kandidaturë në një kandidat tjetër më përbashkues.

Related Posts

  •     Edhe pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se nesër do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00. Kësisoj, deputetët do ta bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituim. Por, njohësit e kushtetutshmërisë po konsiderojnë se përplasjet politike dhe përpjekjet për konstituim kanë

  •     Në Maqedoninë e Veriut po ndodhin zhvillime dramatike në politikë. Arben Taravari në një konferencë për media konfirmoi se ASH në mënyrë unanime ka vendosur që të shkoj në opozitë. Taravari numëroi arsyet se pse u vendos që të lëshojnë qeverinë, duke thënë se pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe se si VLEN

  •     Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar 3704 nga 5225 qendra votimi në total, ose rreth 70% e kutive, shkruan Gazeta KFVA. Nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe projeksionet e deritanishme, Partia Socialiste e

  •     Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë. Lajmin për këtë zhvillim interesant ia ka konfirmuar një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku