PD me 14 mandate në Tiranë, Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

 

 

Partia Demokratike deri tani ka siguruar 14 mandate në Tiranë, kur janë numëruar rreth 30% e kutive të votimit.

Në këtë mënyrë përveç listës së mbyllur me 12 mandate, demokratët do të çojnë në Parlment edhe dy deputetë nga lista e hapur.

Ajo që bie në sy është fakti që prej rezultatit të dobët të demokratëve në Tiranë, Ilir Metaj, kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim, rrezikon të mbetet jashtë Parlamenti, përcjell KFVA.

Duke iu referuar votave të Vorës dhe Njësisë 10 në kryeqytet dhe nëse ky trend do të vijojë edhe në njësitë e tjera, Meta nuk është ndër dy deputetët më të votuar.

Në Vorë ai ka marrë 94 vota, duke u renditur i 11-ti, ndërsa në njësinë 10 ka marrë 246 vota, duke u renditur i treti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…