Në kërkim për tentativë vrasje në Pejë – Policia bën thirrje për ndihmë urgjente nga qytetarët!

 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizim të një personi të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë. 

Policia i ka publikuar të dhënat e të dyshuarit, përcjell KFVA.

Foto: POLICIA E KOSOVËS

Personi i kërkuar është Kujtim Alimusaj, i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale ‘Vrasje e mbetur nё tentativё’ Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…