by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me njoftim lidhur me takimin që pati sot e ngarkuara me punë, Anu Prattipati dhe Ambasadorët e QUINT’it me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në njoftim thuhet se Pattipati theksoi nevojën që liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën, shkruan Reporteri.net.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati dhe Ambasadorët e Quint-it u takuan sot me Kryeministrin në detyrë Kurti. Gjatë takimit, ajo theksoi nevojën që liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ambasadorë të vendeve të QUINT-it kanë dhënë deklarata krejt të ndryshme me Qeverinë e Kosovës për takimin e sotëm ndërmjet tyre dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përderisa në njoftimin e ZKM-së pu tha se temë qendrore e takimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadorët deklaruan se në takim u fol për nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves përmes një deklarate në Facebook, tha se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë njoftoi se në takim është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejt të një qeverie të re, që Kosova të ecë përpara në rrugën euroatlanatike.
Reporteri.net nga vendi i ngjarjes solli pamje teksa ambasadorët e QUNIT-it po dilnin nga takimi. Ata u panë tek bisedonin me njeri-tjetrin, për disa minuta, në oborrin e Qeverisë së Kosovës, për tu larguar më pas.
Edhe pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se nesër do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00. Kësisoj, deputetët do ta bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituim. Por, njohësit e kushtetutshmërisë po konsiderojnë se përplasjet politike dhe përpjekjet për konstituim kanë
Në Maqedoninë e Veriut po ndodhin zhvillime dramatike në politikë. Arben Taravari në një konferencë për media konfirmoi se ASH në mënyrë unanime ka vendosur që të shkoj në opozitë. Taravari numëroi arsyet se pse u vendos që të lëshojnë qeverinë, duke thënë se pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe se si VLEN
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar 3704 nga 5225 qendra votimi në total, ose rreth 70% e kutive, shkruan Gazeta KFVA. Nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe projeksionet e deritanishme, Partia Socialiste e
Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë. Lajmin për këtë zhvillim interesant ia ka konfirmuar një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku