Ambasadori britanik në Kosovë pas takimit me Kurtin: Qeveria e re të formohet sa më shpejt të jetë e mundur

 

 

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkruar pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, takim në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shkruan KFVA.

Hargreaves tha se ka bërë apel që qeveria e re të formohet sa më shpejt dhe se kjo ështv çështje jetike, si zhbllokimi i fondeve dhe ecja drejt integrimit euroatlantik

”Sot pasdite takova kryeministrin në detyrë Kurti me ambasadorë të tjerë të Quintit. Unë inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur për të vepruar në interes të 🇽🇰 dhe popullit të saj duke bërë përparim në çështje jetike, si zhbllokimi i fondeve dhe ecja drejt integrimit euroatlantik.”, ka shkruar ambasadori i Britanisë.

Ndryshe, Zyra e Kryeministrit, përmes një  komunikate u shprehën se temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kryeministri rikujtoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tashmë kanë konfirmuar se Kosova i plotëson kriteret ligjore dhe institucionale për të qenë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare. Ai theksoi se avancimi i mëtejmë i vendit tonë në procesin e pranimit do të tregonte se reformat demokratike dhe linjëzimi me normat dhe vlerat evropiane njihen dhe vlerësohen madje dhe në kontekste të vështira politike në të cilat kërkohen vendime parimore dhe strategjike që përforcojnë unitetin dhe qëndrueshmërinë evropiane. Si rezultat i vonesave në anëtarësim, shtoi më tej kryeministri, po të vazhdohet t’u mohohet qytetarëve të Kosovës, përfshirë komuniteteve joshumicë dhe grupeve tjera të cenueshme, e drejta në qasje në Gjykatë Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një mekanizëm ky mbrojtës kyç që do të mund të forconte ndjeshëm të drejtat individuale dhe llogaridhënien”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Sipas kësaj komunikate, aty gjithashtu u diskutua edhe për rrugën përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit në vend.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…