“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

 

 

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, njëherit kandidate e propozuar për Kryeparlamanetare, pas dështimit të seancës ka thënë se janë partitë tjera ato që po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit, shkruan KFVA.

Sipas saj kjo është një sjellje e papranueshme e tyre.

“Opozita ka tendencë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sjellje e papranueshme, destruktive. Secili nga ne duhet ta marrë përgjegjësinë”, tha ajo para gazetarëve.

Për Haxhiun, qysh nga fillimi ka qenë tendenca e partive politike për bllokimin e Kuvendit, dhe se vota “për” nuk është bllokuese, por e atyre që nuk po marrin pjesë në votim.

“Qysh nga fillimi ka pas tendenca për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit, por qytetarët do ta vlerësojnë.

Vota për nuk është bllokuese, ata nuk po marrin pjesë në votim. Kjo sjellje është e paprannueshme”, tha Haxhiu.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…