Demokracia mbi shpinë mushkash: Shqipëria voton mes sfidave të terrenit


 

 

Në Zapod të Kukësit, kutitë e votimit po barten me mushka drejt qendrave të votimit – një pamje e rrallë që tregon kontrastin e madh mes pjesëve të ndryshme të vendit në këtë ditë zgjedhjesh, shkruan Gazeta KFVA.

Këtë të diel, qytetarët në të gjithë Shqipërinë po u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar vullnetin e tyre për zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

Ndërsa në disa zona po testohet votimi digjital apo ai me postë për diasporën, në Zapod, për shkak të terrenit të vështirë malor, materialet zgjedhore janë transportuar me mushka.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime në qarkun e Kukësit ka qenë 23.60%, ndërsa kanë votuar 47,538 qytetarë.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…