Ligji për barna bie ndesh me ligjin e ATK-së?

 

 

Vendimi për Listën e Çmimeve të barnave, që hyri në funksion në fillim shkurtin e këtij viti, solli shumë pakënaqësi e akuza.


Të pakënaqur nga ky vendim që fuqizoi Ministria e Shëndetësisë u ndanë distributorët e farmacistët, sipas tyre për faktin se ky vendim u mor në një periudhë shumë të shkurtë kohore.

Ani pse po mbështesnin inciativën dhe fuqizimin e këtij vendimi, nga Oda e Farmacistëve të Kosovës për KIKS-in thanë se formati qe i gabuar.

Që ky vendim të mos u sillte dëme, Haxhijaha tha se do duhej t’u jepej një afat më i gjatë farmacistëve që të zbraznin stokun.

Madje sipas Haxhijahës, puna në këto kushte bie edhe ndesh me ligjin e ATK-së.

Për KIKS Kosovën, nënkryetari i Odës së Farmacistëve tha se parregullsitë e këtij vendimi i faturohen ngutisë së ministrit Vitia, pikërisht 8 ditë para zgjedhjeve.

Tutje Haxhijaha flet edhe për mospërputhjen e asaj që thotë ky vendim dhe pjesës se si po zbatohet.

Nenkryetari i Odës thotë se nuk mund të jetë në rregull mos unfikimi i çmimeve mes Kosovës dhe vendeve të rajonit.

Për KIKS Kosovën, Haxhijaha tha se ky ligj e vendim ka përparësitë e veta, të cilat do i gëzonin qytetarët e farmacistët nëse gjithcka do shkonte siç duhet.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…