Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë

 

 

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, atë e ka pritur Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të marrë pjesë në Garat Kuranore Ndërkombëtare që po mbahen në Prishtinë, ku do të nderojë me praninë e tij 150 garuesit nga 22 vende të ndryshme.

Përveç pjesëmarrjes në këtë aktivitet fetar, imami i Qabesë pritet të vizitojë edhe disa monumente me rëndësi historike, fetare dhe kombëtare në Kosovë, duke përfshirë objekte të trashëgimisë islame si dhe të historisë së popullit tonë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…