Deliu: Jemi të hapur për bisedime, preferojmë bashkëpunim me ish-opozitën

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se është i domosdoshëm një takim i thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, me partitë politike për gjetjen e një zgjidhje për të dal nga ngërçi politik.


Sipas saj, bllokada politike për formimin e institucioneve është bërë shumë serioze si pasoj e  qasjes bllokuese të Vetëvendosjes.

‘’Ne e kemi konsideruar të nevojshme që duhet të ketë një takim të ftuar nga presidentja e vendit me të gjithë akerët politik   për të bërë përpjekje që dalim nga kjo situatë.

PDK-ja është e hapur për secilin takim. Që nga mbarimi i zgjedhjeve ka mbajtur takime pothuajse me të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë dhe jemi të interesuar që t’i hapim rrugë zhbllokimit, prandaj është e nevojshme që çdo çelës që e nxjerrë situatën nga ky pozicion të jetë i rëndësishëm dhe të jetë i domosdoshëm që ta tejkalojmë ngërçin politik tre mujor”., ka deklaruar ajo

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…