by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Bitcoin ka arritur sot vlerën e më shumë se 100 mijë dollarëve, për herë të parë pas tre muajsh.
Siç raporton Bloomberg News, kjo rritje u shty nga pritshmëritë për një zbutje të tensioneve të lidhura me tarifat globale pas një marrëveshjeje të re tregtare.
Çmimi i Bitcoin arriti një rekord prej 109 mijë dollarësh në muajin janar, gjatë inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump. Më pas, çmimi ra deri në 30 për qind kur tarifat e Trump shkaktuan një rënie të tregut, transmeton KFVA.
“Ky është një tregues i kërkesës së madhe për asetet digjitale në industri, dhe sidomos për Bitcoin,” tha Cosmo Jiang nga Pantera Capital për Bloomberg dhe shtoi se “ka gjithnjë e më shumë blerës atje. Po ashtu, po shohim përfitimet e aseteve digjitale, pasi ato nuk mund të tatohen. Ato janë gjithashtu një depozitë vlerash jo-sovrane. Në kohë stresi ekonomik, asetet digjitale përfitojnë”.
Trump të enjten njoftoi një marrëveshje tregtare me qeverinë britanike. Sektori i kriptomonedhave kishte mbështetur Trumpin gjatë fushatës dhe ka shijuar mbështetje nga presidenti që nga marrja e detyrës, megjithëse kishte disa pengesa të hershme.
Në të njëjtën kohë, angazhimet e familjes Trump në botën e kriptomonedhave kanë shqetësuar demokratët, të cilët paralajmërojnë se këto biznese përbëjnë një konflikt interesi.
Ndërkohë, Senati ishte gati të votojë të enjten për Aktin GENIUS (Guiding and Establishing National Innovation for U.S. Stablecoins), që përcakton një grup të plotë standardesh për lëshimin, mbështetje dhe funksionimin e stablecoin-eve të pagesave.
Ky legjislacion do të kërkojë që lëshuesit e stablecoin të marrin licenca, me mbikëqyrje që do të përcaktohet nga madhësia e tyre.
Entitetet me asete më pak se 10 miliardë dollarë do të rregullohen në nivel shtetëror, ndërsa lëshuesit më të mëdhenj do të qeverisen nga rregullatorët federalë.\
Fatos Geci, njëri nga anëtarët e familjes së madhe nga Llausha e Skenderajt, i është bashkuar partisë ‘Guxo’ të drejtuar nga Donika Gërvalla e Faton Peci. Bashkëkryetarja e ‘Guxo’, Donika Gërvalla bëri të ditur lajmin se Fatosi, i biri i Halil Gecit, i është bashkuar kësaj partie. Sipas Gërvallës, ‘Guxo’ është trashëgimtare e
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kryesia e kësaj partie do të mblidhet sot, pas takimit që ai dhe liderët e tjerë politikë kanë pasur me presidenten Vjosa Osmani. Ai ka thënë edhe se Osmani duhet ta dërgoj bllokadën në Kushtetuese në mënyrë që të zgjidhet
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur ndonjë risi nga takimi i liderëve të partive politike me presidenten Osmani për ngërçin institucional. Abdixhiku tha se Kurti nuk tregoi ndonjë urgjencë për daljen nga kriza. Ai tha se në takim shpalosi idenë e qeverisë së unitetit, për të cilën nuk pati
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani. Ai tha se nuk ka ndonjë të re, teksa u shpreh pesimist se kreu i VV’së do të ndërrojë qëndrim, shkruan KFVA. “Fatkeqësisht jemi në situatën e njëjtë por duhet ta shohim këtë situatë si një hap