Policia në Gjakovë konfiskon 104 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme

 

 

Policia në Gjakovë ka konfiskuar 104 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshmë – tejkalim të shpejtësisë së lejuar; mos vendosje të helmetës mbrojtëse; mungesë të regjistrimit të mjetit; mospagim të detyrimeve doganore.

Po ashtu gjatë katër ditëve të fundit janë shqiptuar 765 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë konfiskuar 33 patentë shoferë, përcjell KFVA.

“Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë katër (4) ditëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 765 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Përveç gjobave të shqiptuara  janë konfiskuar 33 patentë shoferë të drejtuesve të mjeteve të ndryshme, për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Qëllimi kryesor i këtyre masave është garantimi i sigurisë rrugore dhe parandalimi i aksidenteve fatale. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë bëjnë thirrje  te të gjithë drejtuesit e motoçikletave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe respektimin e kufizimeve ligjore. Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!”.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…