Peci: Zgjidhja e vetme mundet me qenë një marrëveshje politike, pastaj caktimi i zgjedhjeve të reja

 

 

Deputeti i VV’së, Faton Peci ka deklaruar para mediave se është pro koalicionit të shumicës shqiptare.

Megjithatë ai thotë nëse janë të gjithë kundër kësaj, atëherë zgjidhja e vetme mundet me qenë marrëveshja politike dhe caktimi i zgjedhjeve të reja.

“Nuk po them që shkojmë në takim, apo jo. Sa i përket qeverisë tranzicionale mendoj që Kosova ka nevojë për qeveri stabile. Jam prej të parëve që kam preferuar një koalicion të shumicës shqiptare. Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit dhe caktimin e afateve kohore dhe në koordinim me presidenten pastaj se kur do të mund të mbahen zgjedhjet e reja. Të jeni të sigurt se kushdo që do të ishte kandidati i parë për kryetar Kuvendit nuk do t’i merrte votat, është vetëm alibi për të vazhduar bllokadën”, tha Peci.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…