Ndryshojnë shanset e pretendentëve kryesor për të fituar Topin e Artë 2025

 

 

Një emër tronditës mund ta sfidojë Raphinhan për Topin e Artë 2025 – dhe nuk është një nga gjashtë lojtarët që ylli i Barcelonës i emëroi si rivalë të tij.

Raphinha, 28 vjeç, shënoi golin e fundit të ekipit të tij gjatë humbjes 4-3 (7-6 në total) të Barcelonës kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje (6 maj).

Dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në shanset e tij për të fituar Topin e Artë 2025 – megjithëse ai e ka fituar Kupën e Mbretit dhe duket se do ta fitojë La Ligën, pasi Barça është katër pikë përpara Real Madridit me katër ndeshje të mbetura.

Kur foli me gazetaren braziliane Isabela Pagliari, lojtari i kombëtares braziliane përmendi gjashtë lojtarë të tjerë që ai mendon se mund ta sigurojnë Topin e Artë.

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Lexo po ashtuPërditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

“Topi i Artë? Lamine [Yamal], Salah, Mbappe gjithashtu. Pedri, për mua, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Vinicius, për mua, është gjithmonë një kandidat, edhe nëse shifrat e tij janë pak më të ulëta se vitin e kaluar”.

“Dhe, sigurisht, Rodrygo do të konsiderohej. Ai është spektakolar, fenomenal, i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Raphinha.

Megjithatë, pas ndeshjes së mbrëmshme, mund të ketë një tjetër pretendentë që Raphinha nuk e përmendi.

Sipas Odds Checker, Lamine Yamal i Barcelonës është favoriti për të fituar çmimin e madh individual, ndërsa Ousmane Dembele i PSG-së dhe Raphinha përbëjnë treshen e parë të favoritëve.

I katërti është Mohamed Salah i Liverpoolit, ndërsa Pedri i Barcelonës është favoriti i pestë për ta fituar këtë çmim.

Edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e parë të skuadrës së Serie A të martën, është i gjashti në listën e favoritëve, një pozicion që pa dyshim do të forcohej nëse skuadra e tij arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

Pas argjentinasit vijnë Declan Rice, Robert Lewandowski, Gianluigi Donnarumma dhe Khvicha Kvaratskhelia që përbejnë top dhjetëshen.

Jashtë listës së 10 favoritëve kanë mbetur yjet e Real Madridit si Kylian Mbappe, i cili renditet i 11-ti, Vinicius Junior i 13-ti dhe Jude Bellingham i 19-ti.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…